18 Nëntor 2024

Obama diskuton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë

Washinhton, 22 korrik - Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai polak, Bronislaw Komorowski, kanë diskutuar për nevojën e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë, pas rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy zyrtarët e lartë, poashtu, e kanë theksuar rëndësishnë e unitetit transatlantik “në përgjigje të rrëzimit tragjik të Aeroplanit të Malajzisë (MH17) dhe përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Ukrainës”.

Mëtutje, agjencia AFP ka raportuar se biseda e mbrëmshme telefonike ndërmjet presidentëve Obama dhe Komorowski u bë një ditë para takimit në Varshavë të liderëve të nëntë shteteve anëtare të NATO-s, nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)