Obama dëshiron më shumë drejtësi ekonomike në SHBA
Washington, 25 janar - Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama do të angazhohet për më shumë drejtësi ekonomike.
Aktualisht për vendin e tij kjo është sfida më urgjente, që secilit t\'i ofrohet një mundësi korrekte, tha Obama në fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit para zgjedhjeve të nëntorit.
Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jenë një vend ku një numër i vogël i njerëzve do të jetojnë mirë ndërkohë që një numër në rritje i amerikanëve mezi mbijetojnë, theksoi Obama.