Obama: Arrihet marrëveshja për deficitin
Washington, 1 gusht - Presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit e Kongresit njoftuan gjatë orëve të natës se ranë dakord të shkurtojnë fillimisht një trilion dollarë nga buxheti i shpenzimeve federale dhe mbi dy trilionë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm, ndërkohë që lejuan ngritjen e tavanit të borxhit para skadimit të afatit të martën.
Faza e parë e planit parashikon shkurtimin e fillestar prej një trilionë dollarësh, por duke ruajtur investimet për krijimin e vendeve të punës në arsim dhe kërkime. Shkurtimi i shpenzimeve gjatë një dekade do t`i kalojë dy trilionë dollarët.
Gjatë fjalës së tij, pas marrëveshjes presidenti amerikan Barak Obama theksoi se procesi i arritjes së marrëveshjes ka qënë i vështirë por krijon mundësi vendit të shmangë mospagimin e kësteve të borxhit dhe i hap rrugën një \"plani të balancuar\" pra fudit të vitit.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati do të duhet të votojnë për marrëveshjen që ajo të marrë formën e projekt-ligjit para se t`i paraqitet për firmë presidentit. Zoti Obama u bëri thirrje të gjithë ligjvënësve të votojnë për të.