16 Janar 2025

Obama: Amerikanët e pasur të paguajnë taksa më të larta

Washington, 10 dhejtor - Presidenti Barack Obama dhe kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, John Boehner, janë takuar për bisedime lidhur me zgjidhjen e krizës financiare për shkak të deficitit masiv të Shteteve të Bashkuara.

Amerika po ballafaqohet me të ashtuquajturën “tatpjetë fiskale”, që është një kombinim i rritjes automatike të tatimeve dhe shkurtimeve të shpenzimit për ta reduktuar deficitin nga fillimi i vitit 2013.

Ekspertët thonë se kjo çështje mund të shkaktoj rënie të re të ekonomisë më të madhe botërore.

Për takimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë me Boehner, Obama ka dhënë pak detaje.

Presidenti amerikan ka propozuar që amerikanët e pasur të paguajnë taksa më të larta, si një mënyrë për ta ulur deficitin, por kjo deri tash është refuzuar nga Boehner dhe republikanët e tjerë në opozitë.

Republikanët kanë propozuar shkurtime në shpenzimet e programeve përfituese qeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)