26 Dhjetor 2024

OAK kundërshton masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë, 12 nëntor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka shprehur keqardhjen për humbjet që kanë pësuar bizneset dhe humbjet e vendeve të punës e që si pasojë nuk do të kenë humbje vetëm bizneset por edhe shteti jonë në përgjithësi. Kjo humbje do t’i shkaktohet shtetit përmes mungesave buxhetore që janë duke u rritur çdo herë e më shumë.

OAK shpreh indinjatë që Kuvendi nuk është në gjendje të realizoj një veprim të vetëm, e i cili është kalimi i Pakos së Rimëkëmbje Ekonomike duke kërkuar edhe njëherë që në këtë pako të merren parasysh kërkesat e bizneseve.

Kjo tregon një jo seriozitet të lartë të paraqitur në të gjitha instancat shtetërore, sa i përket vendimit të fundit të marrur nga Qeveria e Kosovës për mbyllje të ekonomisë.

OAK duke u bazuar në të dhënat e vazhdueshme që marrim nga bizneset dhe gjendjen e rendë në të cilën është biznesi duke vazhduar t’i mbajë jashtë mundësive të saja punëtorët, konsideron se këto masa do ta dëmtojn shumë rëndë biznesin dhe  numri i bizneseve të falimentuara do të rritet së bashku me numrin e qytetarëve të papunë.

OAK vlerëson që vendimet e tilla mund të merren vetëm pasi Qeveria e Kosovës t’i përkrah bizneset dhe puntorët për kohën sa këta qytetarë do të jenë të papunë.

 Kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi tha në një konferencë për media sot se janë kundër këtyre masave dhe se çdo vendim i tillë sipas tij është i papranueshëm.

“Bizneset janë në gjendje të rëndë, pasi që çdo mbyllje thellon më tej mbijetesën e tyre. Masat e reja për orë policore janë të papranueshme për OAK”, tha Krasniqi.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i OAK-ut Diamant Elshani tha se masat e fundit të qeverisë do të dëmtojnë bizneset, duke rritur kështu numrin e atyre që do të falimentojnë dhe numrin e papunësisë.

Elshani thotë se duhet të gjendet një zgjidhje për bizneset, pasi humbjet janë të konsiderueshme për kompanitë dhe buxhetin e shtetit.

“Masat për mbrojtje nga COVID-19 të respektohen nga qytetarët dhe bizneset, por të mos ketë kufizime në operim të kompanive”, tha Elshani.

Krahas saj, OAK shprehet e shqetësuar për mos kalimin në Kuvend të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili parasheh edhe tërheqjen e mjeteve të dhjetë përqindëshit nga Trusti nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Masa më të ashpra janë vendosur për komunat që janë në ‘zonën e kuqe’ si Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, ku aktiviteti ekonomik është lejuar të zhvillohet nga ora 05:00-19:00, ku pas kësaj ore do të mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Grupi i parë janë komunat me rrezik më të ulët ose ‘ngjyrë të gjelbër’ ku numri i të infektuarve për 100 mijë banorë është deri në 75 brenda një jave. Në grupin e dytë janë komunat ‘me ngjyrë të portokalltë’ ku numri i rasteve të reja brenda një jave shkon nga 76-150, ndërsa grupi i tretë ‘me ngjyrë të kuqe’ ku numri i rasteve të reja kalon numrin 150.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga dita e premte në orën 19:00, kur edhe fillon mbyllja e komunave që janë në të ashtuquajturën ‘zonë e kuqe’.

Në komunat që bëjnë pjesë në grupin e parë apo në ‘zonën e gjelbër’, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00-20:00, ndërsa në komunat në ‘zonën e portokalltë’ nga ora 05:00-18:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)