02 Nëntor 2024

OAK kërkon zgjidhje për lëvizjet e të punësuarve

Prishtinë, 13 prill - Oda e Afarizmit të Kosovës pas vendosjes së disa Komunave të Kosovës në Karantinë ka pranuar shqetësime nga bizneset për pamundësi të kryerjes së punëve të përditshme në shërbim të qytetarëve, dhe menjëherë në mëngjes i është drejtuar me një kërkesë Ministres së Ekonomisë dhe institucioneve tjera relevante për këtë problematikë.

Pas vendosjes në karantinë të këtyre vendeve një numër i bizneseve kanë shprehur shqetësim që nuk po i’u lejohet hyrja në vendet e vendosuara në karantinë me veturat personale por iu kërkohet që të lëvizin me veturat e biznesit.

Meqenëse disa biznese nuk posedojnë numër të madh të veturave të tilla, atyre nuk po iu lejohet hyrja në vendet e karantinuara që të procedojnë me punët e tyre me makina private.

Oda e Afarizmit të Kosovës në letrën e saj ka kërkuar që të gjendet një mënyrë që të lejohen këta punëtor që të shkojnë në punë me një dëshmi në letër që janë punëtorë të po atij biznesi të cilit i lejohet veprimtaria, dhe të mos obligohen të kalojnë vetëm me veturat e kompanisë së tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)