26 Dhjetor 2024

OAK kërkon zgjatjen e orarit dhe përkrahje më të madhe të bizneseve

Prishtinë, 22 dhjetor - Gjatë takimit virtual të sotëm mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe përfaqësuesve të odave, Kryeministri njoftoi për masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës propozoi që në draftin final të masave të reja të përfshihen edhe:

Të zgjatet orari i qarkullimit të qytetarëve deri në ora 22:00, kurse operatorëve ekonomik deri në 21:00. Megjithëse mendojmë që qarkullimi i qytetarëve nuk paraqet rrezik për përahapje të infeksionit me mbylljen e operatorëve ekonomik.

Të largohet klasifikimi i komunave në zona gjatë kohës së festave deri më 10 Janar 2021;

Për punëtorët që janë të liruar për shkak të sëmundjeve kronike dhe gratë shtatëzëna, Qeveria të dalë me një vendim konkret që merr përsipër kompensimin e tyre, pavarësisht a janë të punësuar në sektorin publik apo privat.

Këto rekomandime të OAK-së erdhën si nevojë e bizneseve që të punojnë me orar më të zgjatur, gjithmonë duke respektuar masat e parapara për parandalim të përhapjes së virusit.

OAK konsideron se me ardhjen e bashkëatdhetarëve dhe marrjen e trustit bizneset e kanë një mundësi që shumë humbje ti ndalin për të përballuar më lehtë gjendjen e rëndë dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Për dijeni të opinionit nga raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar sot, vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë humbur 60.000 vende të punës.

Për ketë dhe duke marrë parasysh masat e ndërmarra dhe kushtet në të cilat jetojmë, konsiderojmë që Kosova nuk ka mundësi financiare që të veprojë si shtetet e tjera. Qeveria e Kosovës nuk ka siguruar përkrahje të mjaftueshme financiare as për bizneset as për punëtorët të cilëve iu është ndaluar veprimtaria.

Duke mos lënë anash faktin që Kosova është i vetmi vend që nuk ka sigurim shëndetësor dhe sigurim në punë, qytetari dhe biznesmenet detyrohen që të vetëfinancojnë të gjitha medikamentet nëse trajtohen në shtëpi, kurse nëse janë në spital, një pjesë të madhe të tyre.

Si rezultat i kësaj, reagimet tona duhet të jenë konform kushteve në të cilat operojmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)