02 Nëntor 2024

OAK kërkon zbritje urgjente të normës së interesit

Prishtinë, 3 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës ripërsërit për të disatën herë kërkesën për uljen e normës së interesit kështu duke i dërguar shkresë Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Ulja e normës së interesit në se paku 1.7% dhe presioni në bankat komerciale për uljen e interesit bankar, dhënien e kredive edhe për biznese të reja dhe rritja e dhënieve të kredive për biznese është nevojë emergjente e bizneseve duke marrë parasyshë mospërkrahjen e shtetit tani e 5 muaj për mbulimin e shpenzimeve operative duke përfshirë edhe pagat, tatimet, investimet etj.

Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që një nga propozimet e saj për pakon e rimëkëmbjes, është edhe ulja e normës së interesit në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi që të ulin kamatat e tyre.Duke pasur parasysh vështirësitë financiare të bizneseve gjatë kësaj situate dhe me paralajmërime të falimentimit të qindra bizneseve, OAK e konsideron që ulja e normës së interesit do të ishte një ndihmesë e madhe për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi që të operojnë.

Në këtë shkresë Oda e Afarizmit të Kosovës shpreh shqetësimin që efektet e pandemisë priten të vihen re pas tejkalimit të saj sidomos në aspektin ekonomik, me këtë rast sheh të nevojshme ofrimin e shumë mekanizmave për përkrahje më të madhe të komunitetit të biznesit në mënyrë që të kenë mundësi për ruajtjen e stabilitetit dhe funksionimin ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)