02 Nëntor 2024

OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

Prishtinë, 1 qershor - Oda e Afarizmit të Kosovës ka pranuar me shqetësim vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për vendosjen e një tarife për dezinfektim të mjeteve në hyrje të Kosovës, në këtë rast OAK ka kërkuar largimin e menjehëshëm të saj ose që të mbulohet kjo kosto nga shteti.

Bizneset anëtare të sektorit të transportit kanë shprehur shqetësim lidhur me vendimin nga MPBAP, i cili nga data 01.60.2020, obligon këto biznese që të paguajnë tarifa shtesë për kamionët që hyjnë në Kosovë.

Sipas këtij vendimi, kërkohet dezinfektimi i të gjitha mjeteve të rënda që hyjnë në pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës si masë mbrojtëse.

Në këtë rast, biznesi i kontraktuar nga Ministria ka paraqitur disa tarifa të larta, duke filluar nga 17 euro deri në 22 euro, varësisht nga pesha e mjetit.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të largohen këto tarifa, sepse konsiderohen shumë të larta për bizneset, e sidomos tani duke pasur parasyshë vështirësitë ekonomike që po hasin.

OAK konsideron se tarifen për dezinfektim duhet ta merr përsipër shteti sepse biznesi në Kosovës edhe keshtu është i mbingarkuar me taksa dhe tatime të ndryshme.

Gjithashtu, sipas këtij vendimi kërkohet dezifektimi i mjetit në hyrje të Kosovës, ku shumë transportues që qarkullojnë më shumë se një herë brenda ditës në hyrjet e Kosovës do të detyrohen të pagujnë të njejtën tarifë për secilën hyrje-dalje.

Kuptojmë që ky vendim është bërë për parandalim të përhapjes së COVID19, por duhet të kemi parasysh që këto tarifa po ju vështirësojnë punën biznesve të cilat kanë pasur rënie financiare, thuhët ne fund të Komunikatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)