OAK kërkon përkrahje konkrete nga Komuna e Lipjanit
Lipjan, 24 shtator - Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi me udhëheqjen e komunës në lidhje me mundësitë e përkrahjes që mund të ofrojë kjo Komunë për një investim shumë milionësh që Kompania “Bylmeti” së bashku me një investitorë të huaj është duke planifikuar të bëjë në Komunën e Lipjanit.
Për tu realizuar i gjithë ky investim, kërkojmë nga komuna një ofertë konkrete se sa mund të përkrah këtë investim në aspektin e infrastrukturës, përkrahje në taksën që shteti e kërkon gjatë shëndrrimit nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore, tha ndër të tjera Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi në takimin me udhëheqjen komunale.
z. Krasniqi e njoftoj udhëheqjen komunale se në lidhje me këtë planifikim të investimeve është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe Ministri i Zhvillimit, z. Valdri Lluka.
Pronarët e kompanisë “Bylmeti” z. Ymer dhe Afrim Berisha, shpjeguan në hollësi planifikimet për investime dhe theksuan se janë në fazën finale të arritjes së marrëveshjes, projekt ky i cili do të kontribuojë në punësimin e mbi 100 personave drejtëpërdrejt dhe qindra të tjerëve indirekt. Andaj, si kompani janë të interesuar që të dijnë se çka do të ofrojë komuna në këtë rast, çfarë procedura legjislative dhe lehtësirat që ofron në këtë drejtim.
Nënkryetari i Komunës z. Fauz Xhemajli falënderoi OAK-në për mbështetje të investitorëve dhe përgëzoi kompaninë që kanë zgjedhur komunën e Lipjanit për të realizuar këtë investim duke theksuar se do të kenë përkrahjen e plotë të komunës sa u përket çështjeve që janë në kompetencë të kësaj Komune.
z. Xhemajli theksoi se taksa e shëndërrimit të tokës është në nivelin e Qeverisë dhe nuk kanë mundësi që të përkrahin në këtë drejtim duke theksuar kufizimet që niveli i komunës i ka në këtë drejtim.
Kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi theksoi se sa i përket Komunës sdo të ketë asnjë pengesë dhe Komuna do të ofroj përkrahje maksimale.
Gjithashtu, z. Shkelzen Hajdini –Drejtori i Zhvillimit Ekonomik i uroi suksese kompanisë dhe theksoi se Komuna është në përkrahje të plotë të biznesit dhe tërheqjes së investitorëve në këtë komunë, duke krijuar lehtësira dhe krijimin e kushteve të të bërit biznes. Ai theksoi se Komuna ofron shërbime të shpejta administrative, investitorët janë të liruar nga të gjitha taksat komunale dhe janë të fokusuar në fuqizimin e sektorit privat, duke qenë kontribues i zhvillimit ekonomik.
Në fund të takimit OAK kërkoj që në përcjellje të këtij projekti të jetë udhëheqja komunale dhe për këtë u morë premtimi nga nënkryetari Xhemajli dhe kryetari kuvendit z. Azemi, duke u caktuar si mbikqyrës drejtori i zhvillimit ekonomik z. Shkelzen Hajdini i cili do ta njoftojë udhëheqjen komunale gjatë gjithë kohës për rrjedhat e projektit.
Në këtë takim të pranishëm ishin: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Ymer Berisha dhe Afrim Berisha pronarë të Kompanisë “Bylmeti”, Koordiantorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.
Ky takim ishte planifikuar që të mbahet me Kryetarin e Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti.