05 Nëntor 2024

OAK kërkon nga BQK të ulë tarifat e mirëmbajtjes së llogarive nga bankat

Prishtinë, 23 dhjetor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) edhe njëherë kërkon nga Guvernatori dhe Banka Qëndrore që të ulë tarifat e mirëmbajtjes së llogarive nga bankat komerciale, të heq kamatën prej 5% për para të imta, të bëjë unifikimin e POS-ave dhe të ulë tarifat e pagesave nga VISA dhe MASTERCARD të cilat janë deri në 1000% më shumë se rajoni.

Këto kërkesa po përsëriten duke e marrë parasysh se jemi në fundvit dhe OAK ka pas dy takime gjatë këtij viti me guvernatorin dhe dhjetëra takime me bizneset në lidhje me këto probleme.

Gjatë takimeve OAK ka kërkuar:

Të largohet kamata prej 5% për para të imëta prej bankave komerciale, për kthimin e parave metalike në kartmonedha.

Kosova ka tarifat më të larta të Master dhe Visa Card në rajon, derisa në Serbi tarifat në shkëmbim janë  0.2 deri 0.3%, Kosova për transaksione më pak se 25 euro e ka 0.8% apo 400% më të lartë dhe tarifat tjera variojnë nga 1.2 deri 2% apo rritje nga 600% deri në 1000% më të larta. Ndërsa tarifat e pagesave nga POS-ët në markete po sillen nga 1.3 deri në 2%

Disa nga problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset gjithashtu janë edhe: numri i ulët i bankomatëve dhe numri i degëve të bankave në komuna, ku pas kontaktimit nga disa biznese anëtare, OAK u informua që në Raiffeisen Bank bizneset nuk mund të deponojnë qarkullimin ditor, nëse vlera e tij është nën 10.000€. Një kufizim i tillë nuk vlen për deponimet që kalojnë shifrën prej 10.000€. Për të kryer një shërbim të tillë, bizneset po obligohen që këto dorëzime t’i bëjnë në ndonjë nga pikat më të afërta të kësaj banke, në ndonjë nga qytetet tjera.

Shqetësim tjetër është mungesa e sigurisë gjatë deponimit në ATM, kufizimi i shumës që deponohet dhe mundësia deponimit të parave “cash” në ATM. Këto po ju shkaktojnë ngarkesë të madhe financiare bizneseve dhe është duke i dëmtuar në punën e përditshme të tyre.

Oda e Afarizmit të Kosovës fton edhe njëherë Bankën Qendrore të Kosovës që t’i marrë parasysh këto vërejtje, t’i dal në ndihmë biznesit dhe qytetarëve që do të ndikoj në rritjen e pagesave, rritjen e biznesit dhe zvogëlimin e informalitetit në vend.

Po ashtu, OAK fton bizneset të adresojnë problemet tek Oda e Afarizmit të Kosovës ose në divizionin e ankesave në BQK.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)