OAK kërkon informata lehtësuese për procedurën e regjistrimit të biznesit
Prishtinë, 16 prill - Numri Unik Identifikues (NUI) i vendosur nga ARBK si dhe procedurat që bizneset janë të obliguara të ndjekin për pajisjen me këtë numër, ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës, Zëvendësministrit të Financave, Hyzer Gashi me Drejtoreshën e ARBK-së Nexhmije Selimi.
Zyrtarja Mirjeta Shala falënderoi Selimin për gatishmërinë e realizimit të takimit, duke shtuar që bizneset anëtare kanë paraqitur kërkesë të informohen më detajisht lidhur me këtë numër. Ndër çështjet me interes për bizneset është të informohen nëse bartja e NUI do të bëhet automatikisht në ATK dhe Dogana, apo kjo procedurë duhet të realizohet nga ana e biznesit, shtoi Shala.
Zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi kërkoi të informohet më detajisht lidhur me interesimin e biznesve për pajisje me Numrin Unik Identifikues dhe procedurën të cilën duhet ndjekur për të.
Nexhmie Selimi shprehu që NUI është bërë me qëllim të krijimit të lehtësira për bizneset, pasiqë do të bëhet një numër i vetëm përmes së cilit kanë filluar të njihen bizneset në çdo institucion publik. Ndër të tjera, kjo lehtëson procedurën e regjistrimit të biznesit apo edhe të ndryshimit të të dhënave, pasiqë tani ajo mund të bëhet në kohën që është më e përshtatshme për biznesin dhe përmes internetit.
Ajo shtoi që nga funksionalizmi i numrit me 11 Shkurt 2019, aplikimet brenda ditës po kalojnë 250 biznese, të cilat mund të aplikojnë online apo personalisht në zyret e ARBK-së, dhe kalimi i të dhënave tek institucionet tjera (ATK dhe Dogana) bëhet në mënyrë automatike.
Në fund të këtij takimi, Gashi propozoi të realizohet një punëtori e përbashkët ndërmejt ARBK-së, ATK-së dhe Odave, në mënyrë që të arrihet harmonizimi i punëve dhe bizneset të informohen në detaje në lidhje me të gjitha procedurat.
Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga zyrtaret Mirjeta Shala dhe Rreze Cana dhe Zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi.