06 Nëntor 2024

OAK i’a shpalos Ministrit Hamza pengesat e mëdha të të bërit biznes

Prishtinë, 30 janar - Marrja e kartonit të gjelbërt (ATA CARNET), mosklasifikimi i bizneseve nga institucionet dhe Ligji për Falimentim ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Financave Bedri Hamza.

Qëllim i këtij takimi ishte shprehja e shqetësimeve për pengesat e të bërit biznes në vend, ku si rezultat i këtyre pengesave Kosova po vazhdon me rritje të papunësisë dhe moszhvillim të madh në krahasim me rajonin.

OAK theksoi se është një përshtypje e biznesit se si rezultat i mos vendosshmërisë së institucioneve për të dëgjuar problemet reale të të bërit biznes, Kosova nuk po arrinë të tërhjek investime dhe investitorë dhe është shndërruar në Afrikë të Evropës.

OAK i shprehu Ministrit Hamza shqetësimin e thellë që e ka ndaj reagimit shumë të ngathtë ndaj dhjetëra problemeve që i janë adresuar gjatë vitit të kaluar, duke kërkuar që t’i merr shumë më seriozisht këto kërkesa.

Kosova është nga pak vende të cilat nuk kanë Ata Carnet (karton i gjelbër), i cili lejon hyrjet e përkohshme të një produkti pa qenë e nevojshme të bëhet doganimi i përkohshëm. Marrja e këtij kartoni të gjelbërt është në favor të krijimit të një klime më të mirë për bizneset, pasiqë u lejon të marrin produktet, t’i testojnë, e pastaj të vendosin se a do t’i importojnë ose jo, theksoi Kryetari i bordit, Skënder Krasniqi.

Funksionalizimi i Ligjit për Falimentim është i domosdoshëm pasiqë kemi biznese të cilat punojnë me humbje për një periudhë më shumë se 10-të vjeçare, e të cilat thjeshtë janë të dëmshme për mjedisin biznesor shtoi Krasniqi.

Pronari i biznesti MEKA, Burim Piraj theksoi disa nga problemet me të cilat biznesi i tij po përballet, e ndër të cilat është edhe obligimi i pagesës së tatimit doganorë për pjesët rezervë edhe pse sipas ligjit është i liruar.

Ministri Hamza përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që është i hapur për ide dhe rekomandime për të gjitha draftligjet që Ministria e Financave nxjerrë. Lidhur me kërkesën për krijimin e Ata Carnet, Hamza shtoi që do ta shqyrtoj dhe të shoh mundësitë se si kjo do të mund të funksiononte.

Ndërsa, lidhur me kërkesën e biznesit anëtar MEKA, Ministri Hamza kërkoi informata më të detajuara në mënyrë që të shtyrtoj rastin, pasiqë një pagesë e tillë nuk është e nevojshme të bëhet.

Për më shumë, ky takim vie pas shumë kërkesave të adresuara nga OAK tek Ministri Hamza për një vit e gjysmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)