28 Dhjetor 2024

OAK fillon projektin “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës nga pandemia”

Prishtinë, 30 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë (CCIVlora) filluan fazën e implementimit të projektit nga Western Balkans Fund.

Projekti synon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e kohezionit në rajonin WB6, e sidomos në këto rrethana të pandemisë.

Takimi i parë mes partnerëve u realizua në Vlorë, me qëllim që partnerët të kuptojnë më mirë detyrat e secilit në identifikimin e ndikimit të masave të mbrojtjes ndaj COVID19, sa ka ndikuar në ekonominë dhe performancën e biznesit në të gjitha palët kontraktuese në Rajon, si dhe pasojat e krizës.

Pjesë e këtij takimi ishin financuesit e projektit nga WBF Dafina Beqiri dhe Dijana Spalevic të cilat theksuan që prioritet i këtij fondi është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e bashkëpunimit reciprok në vendet e rajonit.

Të gjitha informacionet dhe gjetjet e mbledhura do të paraqiten në një konferencë të përbashkët rajonale që do të mbahet në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)