23 Dhjetor 2024

OAK diskuton për “Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike”

Prishtinë, 15 mars - Pas kërkesave të pranuara nga bizneset anëtare në lidhje me dëmet dhe humbjet e mëdha financiare që po u shkaktohen këtyre të fundit nga ndryshimet enorme të çmimeve, në përmbushje të kontratave publike të nënshkruar më herët, Oda e Afarizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë për media me temë “Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike”.

Qëllimi i kësaj konference ishte njoftimi i Institucioneve me kërkesat nga komuniteti i biznesit, pas një takimi paraprak të mbajtur me bizneset anëtare, të cilat shfaqën shqetësimet për humbjet e mëdha që po u shkaktohen nga gjendja aktuale.

Hasan Gigollaj anëtar i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, ka thënë se bizneseve në vazhdimësi po u shkaktohen vështirësi financiare për shkak të kontratave të nënshkruara me autoritet publike, sidomos tani pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve. 

“Këto kontrata po hasin vështirësi të përmbushjes, si rrjedhojë e rrethanave të paparashikueshme si dhe inflacionit që po ndodhë”, tha Gigollaj. 

OAK përmes kësaj konference ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente që të ndërmerren hapa konkrete për të ofruar zgjidhje, një ndër të cilat është edhe rinegociimi i çmimeve dhe zbatimin e kontratave, sipas praktikave ndërkombëtare. 

Ndër të tjera në konferencë u theksua që gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, komuniteti i biznesit ka tentuar që të tregoj mirëkuptim, mirëpo gjendja e krijuar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që përveç ndryshimeve në çmime, të haset edhe vështirësi në furnizime,

Prandaj, Gigollaj shtoi gjithashtu se Operatorët Ekonomik kanë nënshkruar kontrata me institucionet publike, në kohën kur kishim një stabilitet çmimeve, ashtu që ndryshimi i këtyre rrethanave po bënë që bizneseve të i’u shkaktohen humbje. 

Tutje Gigollaj njoftoi se implementimi i kontratave me kushtet e kontraktuara më herët do t’i vendosë bizneset para opsioneve të vështira, çka do të dërgonte në falimentimin e bizneseve dhe shuarjen e vendeve të punës, në rast të mosndërmarrjes së hapave konkret. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)