05 Nëntor 2024

OAK del me propozime për Qeverinë e ardhshme

Prishtinë, 12 shtator - Pasiqë vendi ynë ndodhet pranë zgjedhjeve parlamentare, dhe duke patur parasysh  gjendjen jo edhe aq të favorshme ekonomike-afariste, Oda e Afarizmit të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur të Bordit ka vendosur që të gjitha partive politike të ju dërgoj disa propozime për ndryshime të menjëhershme në qeverinë e ardhshme të Kosovës, prandaj ky ishte qëllimi i konferences së ditës së sotme të oranizuar nga OAK.

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi njoftoi se këto rekomandime janë bërë pas qindra takimeve që OAK i ka zhvilluar me bizneset në teren.

Këto janë disa propozime për qeverinë e ardhshme të Kosovës nga OAK:

• Kosova të largohet nga CEFTA si unmik dhe të aplikojë si Republikë e Kosovës
• Ligji për Tregti të Brendshme
•  Të krijohen oferta për biznesin
•  Ligji i Punës
•  Ligji për Pushimin e Lehonisë
•  Ligji për Miniera dhe Minerale
•  Ndryshimi i Udhëzimeve Administrative nga Ministria e Bujqësisë e cila afekton sidomos në sektorin e bujqësisë, kullota, turizëm dhe sektorin e minierave dhe mineraleve
•  Lirimi i plotë i lëndës së parë dhe pajisjeve për prodhim
•  Të kthehet urgjent Gjykata Ekonomike dhe bordi i pavarur i ankesave
• Të largohet kamata prej 5%  për para të imëta prej Bankave Komerciale
•  Të hiqet taksa e dyfishtë për bizneset e peshkut
• Të lobohet që kosova të jetë anëtare e International Road Transport (TIR).
•  Ligji mbi TVSH: TVSH të paguhet në inkasim dhe jo në faturim
•  Të jetë në funksion të plotë Këshilli Kombëtar  për Zhvillim Ekonomik    
•  TVSH në ushqim dhe turizem të ulet në 5%.

Pyetjes së gazetarëve se ka infromacione për ikje të investitorëve, Krasniqi iu përgjigj se  nuk kanë këtë informacion por kanë informacione se bizneset janë të pakënaqura me këto kushte që i ka Kosova momentalisht, në të cilat është shumë vëshitrë të bëhet biznes, biznesi nuk po shikohet si një fuqi e të ardhmes së vendit.

Krasniqi  theksoi se përpos deklaratave politike të të gjitha qeverive të deritanishme, nuk ka veprime të mëdha praktike kontinuale për ardhje të investitorëvet të huaj

OAK kërkon edhe njëherë nga Partitë Politike dhe Qeveria e ardhshme që prioritet parësorë të ketë zhvillimin ekonomik të vendit.

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme të gjitha këto propozime do të ua dërgoj Partive Politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)