OAK bashkërendon aktivitetet me Shoqatën e Bankave të Kosovës
Prishtinë, 20 korrik - Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u prit në takim nga drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) Petrit Balija dhe zyrtari i lartë i operacioneve Kreshnik Kosumi.
Qëllim i këtij takimi ishte njohja nga afër e të dyja palëve dhe diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, në çështjet që janë me interes të përbashkët.
Në këtë takim njoftues mes OAK dhe SHBK, u diskutua lidhur me aktivitetet e të dy organizatave dhe mënyrën se si bashkarisht mund të japim kontribut në klimën e të bërit biznes në vend.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit në çështje specifike, në mënyrë që vendi të ketë oferta atraktive për investitorët dhe në parim u pajtuan me disa pika të cilat janë me interes të përbashkët dhe lanë të hapura mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen.