NYSE, administratori i ri i normave të kreditimit ndërbankar të Londrës
Londër, 10 korrik - Operatori amerikan i bursës NYSE Euronext do të jetë administratori i ri i normave të kreditimit ndërbankar të Londrës (LIBOR).
Transferimi i kontrollit të normës nga ana e Shoqatës së Bankave Britanike (BBA) administratorit të ri do të zhvillohet në vitin 2014.
BBA do të privohet nga e drejta e administrimit të LIBOR bazuar mbi propozimin e Autoritetit Britanik të Shërbimeve Financiare (FSA) në lidhje me skandalin e manipulimit të normës së kreditimit.
Përveç NYSE Euronext, për administrimin e LIBOR pretendonin Bloomberg, përcjellësi britanik i informacionit financiar Markit dhe London Stock Exchange.