Nxjerrja e naftës në Arktik
Arktik, 19 tetor - Kohët e fundit gjiganti i naftës Shell pezulloi përkohësisht aktivitetin e shpim-kërkimit në zonën e Arktikut, si rezultat i shqetësimeve për sigurinë.
Ndërkaq ligjvënësit britanikë po u bëjnë thirrje qeverive të ndryshme të bashkohen për një moratorium kundër shpimeve në det në këtë rajon delikat.
Ekziston shqetësimi se një rrjedhje gjatë operacioneve të nxjerrjes së naftës mund të shkaktonte një katastrofë ambjentaliste:
Cisterna ruse Renda lundron drejt portit Nome në Alaskë. Jo shumë vite më parë ky udhëtim do të ishte i pamundur në këtë periudhë të vitit. Por ngrohja e klimës e ka holluar akullin dhe tani është shtuar numri i anijeve që lundrojnë këndej gjatë gjithë vitit.
Shumë prej këtyre mjeteve janë këtu për shpim-kërkim nafte.
Agjencia Amerikane për Kërkime Gjeologjike përllogarit se nën pjesën amerikane të Arktikut gjenden rreth 26 milionë fuçi nafte. Gjigandë të naftës, përfshirë kompaninë shtetëtore ruse Rosneft dhe firmën holandeze Shell, kanë shpenzuar deri tani miliarda dollarë në kërkimet për burime hidrokarburesh.