25 Dhjetor 2024

Nxitja e investimeve gjermane do të jetë ndër prioritetet e ministres Gërvalla

Prishtinë, 25 mars - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, të enjten zhvilloi një takim shumë të perzemërt me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde.   

Në këtë takim, Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar të shtetit gjerman për Republikën e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë, me dekada, mërgatës sonë në Gjermani.    

“Qeveria e re e Republikës së Kosovës zotohet të punojë në thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët midis dy vendeve tona”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare, duke nënvizuar se bashkëpunimi jo vetëm ekonomik dhe nxitja e investimeve gjermane në Kosovë, do të jenë ndër prioritetet kryesore të saj si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
      
Ministrja Gërvalla dhe ambasadori Rohde kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sfidat e pandemisë, zhvillimet e tjera politike në vend dhe rajon, dhe të dyja palët kanë shprehur besim e tyre në forcimin e miqësisë së ngushtë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)