Nxënësit njoftohen rreth tatimeve
Prishtinë, 9 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës, sot është nderuar me vizitën e nxënësve të Klasës së V/1 nga Shkolla Fillore Hasan Prishtina- Prishtinë.
Nxënësit u pritën nga zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, me çrast u njoftuan me Rolin e ATK-së në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës, si dhe rëndësinë e Tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.
Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, Administrata Tatimore e Kosovës, kishte përgatitur materialin në formë vizuele, enkas për nivelin e njohurive të nxënësve, të cilin para të pranishmëve e shpalosi Menaxheri i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, Sami Salihu.
Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.
Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal.
Nxënësit gjatë këtij prezantimi, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.
Në shenjë falënderimi, për mundësinë e realizimit të kësaj vizite, nxënësit, kishin përgatitur dhuratë, Logon e ATK-së, punim dore, e cila u pranua si dhuratë e veçantë.
Në fund të këtij takimi, ATK-ja premtoi së vizitat e tilla do ti mirëpres edhe nga nxënësit e mjediseve tjera të Kosovës.