19 Nëntor 2024

Nxënësit kureshtar për t’u njoftuar rreth tatimeve

Prishtinë, 19 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës, respektivisht Regjioni i Mitrovicës, Regjioni i Gjilanit dhe Regjioni i Ferizajit, janë nderuar me vizitën e nxënësve të Shkollave Fillore “Eqrem Çabej” – Mitrovicë, “Thimi Mitko” – Gjilan dhe “Gjon Sereqi” - Ferizaj.

Nxënësit u pritën nga zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, me ç’rast u njoftuan me Rolin e ATK-së në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës, si dhe rëndësinë e Tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, Administrata Tatimore e Kosovës, kishte përgatitur materialin në formë vizuale, enkas për nivelin e njohurive të nxënësve, të cilin para të pranishmëve e shpalosi Menaxheri i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, Sami Salihu.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Gjithashtu, nxënësit kuptuan se Tatimi mundëson gjëra të cilat nuk do të mund t’i krijojë kurrë një njeri i vetëm, si: Arsim, shëndetësi, infrastrukturë, etj. dhe se Tatimet sjellin shumë më shumë të mira nga sa e kanë vlerën vetë.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal.

Entuziazmi i nxënësve ishte tejet i lartë për t’u njohur me Tatimet dhe Rolin e tyre, ku u parashtruan shumë pyetje zyrtarëve të ATK-së.

Në fund të këtij takimi, ATK-ja premtoi së vizitat e tilla do t’i mirëpres edhe nga nxënësit e mjediseve tjera të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)