16 Maj 2024

NVM bartëse të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 21 dhjetor - Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Qendrës për Mbështetjen e Bizneseve (BSCK) në Prishtinë është mbajtur konferenca “ Fuqizimi i Ndërmarrësisë dhe NVM-ve në Kosovë” ne të cilën është vlerësuar se NVM janë bartëse të zhvillimit ekonomik të vendit, përkundër problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen.
 
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerant Stavileci ka theksuar se krijimi i një mjedisi për ide dhe iniciativa të reja, përkatësisht krijimi i një sistemi që i përkrah, stimulon dhe motivon njerëzit për të ndërmarrë hapa konkret në lëmi të ndryshme ekonomike, paraqet esencën e marrëdhënieve sociale për zhvillimin e mentalitetit ndërmarrës dhe ky sistem nuk mungon, por nevojitet një bashkëpunim dhe koordinim më i mirë në çështjen kruciale të gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe të fuqizimit të sektorit privat.
 
“Duhet të angazhohemi më shumë në krijimin e kushteve më të mira, të cilat do t’i motivonin ndërmarrësit që të menduarit e tyre inovativ, ta përcjellin me veprime konkrete”, tha ministri Stavileci .
 
Sipas ti për fuqizimin dhe zhvillimin e këtyre iniciativave ndërmarrëse private, “ rol jetik ka edhe krijimi i një kornize ligjore funksionale, të cilën po mundohemi ta vejmë në funksion të realizimit të qëllimeve zhvillimore dhe në funksion të krijimit të akteve normative moderne, që garantojnë sigurinë juridike të subjekteve tona biznesore e agrobiznesore dhe që garantojnë konkurrencën lojale në treg, e cila për arsye të ndryshme ende nuk është e zhvilluar sa duhet dhe ende nuk është pjesë e mirëfilltë e kulturës sonë në të bërit biznes”.
 
Drejtori i Qendrës për Mbështetjen e Bizneseve Besnik Krasniqi, tha se qëllimi kryesor i organizimit te konferencës është prezantimi i sfidave dhe mundësive te ndërmarrësisë dhe NVM-ve ne Kosove nga te gjithë akterët, sektorit publik dhe privat.
 
Ai theksoi se kudo ne bote roli i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme dhe ndërmarrësisë luan një rol kyç ne zhvillimin e çdo ekonomie botërore ne krijimin e vendeve te reja te punës te ardhurave te bruto produktit vendor teknologji etj.
 
“Ne veçanti ne vendet e tranzicionit dhe ne fazën e zhvillimit ne te cilën gjendet ekonomia e Kosovës roli i këtyre ndërmarrjeve dhe i ndërmarrësisë është edhe me i madh”, tha Krasniqi.

Sipas tij, NVM në Kosovë po ballafaqohen me probleme të shumta, siç është ekonomia joformale, korrupsioni, evazioni fiskal dhe dukuri të tjera.

“Fazën në të cilën ndodhet Kosova problemi kryesor i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe i ndërmarrësisë është mjedisi i biznesit. Shumë studime prej të cilave i kemi bërë edhe ne si organizata të ndryshme tregojnë se problemet kryesore me të cilat ballafaqohen ndërmarrësit në Kosovë janë me mjedisin e jashtëm. Po i përmendi vetëm disa për të nxitur debat siç janë, ekonomia joformale, korrupsioni, evazioni fiskal, implementimi i ligjeve, qasja në financim këto janë disa nga problemet që janë të shqetësuar ndërmarrësit kosovar”, ka thënë Krasniqi.

Sekretari i Përgjithshëm i OEK-ut, Berat Rukiqi ka vlerësuar se NVM janë promotor kryesor te zhvillimit  ekonomik te vendit duke pas parasysh edhe vete strukturën e bizneseve ne Kosove si nga aspekti statistikor, si nga aspekti përmbajtjesor pjesa me e madhe me e rëndësishme e sektorit privat ne Kosove i takon kategorisë se ndërmarrje te vogla dhe te mesme.

“Duke analizuar strukturën e bizneseve ne Kosove problemet sfidat dhe politikat për NVM-te e prekin pothuajse tere aspektin e zhvillimit ekonomik te Kosovës” .

Rukiqi ka vlerësuar se janë parë hapa pozitiv gjate këtij viti ne raport me politikat ekonomike.
 
“Është një debat me i madh rreth rolit te sektorit privat, një orientim me i madh programor drejt përkrahjes se sektorit privat kemi një fokus me te madh drejt përkrahjes se sektorëve te veçante”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Odës.

Ne diskutimin e gjerë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e MZHE, MTI dhe institucioneve tjera dhe disa nga përfituesit e granteve te BSCK-së të cilët kanë folur për eksperiencën e tyre ne të bërin biznes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)