07 Nëntor 2024

Numri total i të punësuarve në bizneset private arrin në 156 504 persona

Prishtinë, 5 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2016.

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon t’i paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

Sipas rezultateve të dala në këtë publikim rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16 557 ndërmarrje ose 47.7%; shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 4 708 ndërmarrje ose 13.6%; industria përpunuese (prodhimi) 4 674 ndërmarrje ose 13.5%; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 3 621 ndërmarrje ose 10.4%; ndërtimtaria me 2 628 ndërmarrje ose 7.6%; transporti dhe magazinimi 1 291 ndërmarrje ose 3.7%; informacioni dhe komunikimi me 849 ndërmarrje ose 2.4%; industria nxjerrëse dhe furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 162 ndërmarrje ose 0.5%; si dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 44 ndërmarrje ose 0.1%.

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë që ishin pjesë e hulumtimit, del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 156 504, prej të cilëve: sektori i tregtisë përbën rreth 54 609 të punësuar ose 34.9%; industria përpunuese 24 457 të punësuar ose 15.6%; shërbimet biznesore 18 398 të punësuar ose 11.8%; ndërtimtaria me 16 687 të punësuar ose 10.7%; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 11 895 të punësuar ose 7.6%; informacioni dhe komunikimi 8 714 të punësuar ose 5.6%; furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 7 770 të punësuar ose 5.0%; si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet  ku dominojnë: tregtia me një pjesëmarrje prej 57.5%; industria përpunuese (prodhimi) 11.9%; ndërtimtaria me 10.5%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.


Ndërkaq, sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore ajo sillet rreth 359 Euro në aktivitetet e përfshira në anketë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)