07 Maj 2024

Numri i të papunëve në Spanjë arriti në 4,7 milionë të papunë

Madrid, 4 prill - Numri i të papunëve në Spanjë arriti në fund të muajit mars nje rekord të ri, me 4,75 milionë persona, njoftoi sot Ministria e Punës duke nënvizuar rëndësinë e reformës së punës hartuar nga qeveria për krijimin e vendeve të reja të punës.

Kjo shifër prej 4 750 867 punëkërkuesish shënon të tetin muaj radhazi të rritjes së papunësisë dhe e vendos atë në nivel rekord që prej fillimit të krizës në vitin 2008 dhe publikimit të parë të këtyre statistikave mujore në vitin 1996.

Në muajin mars, u regjistruan 38 769 të papunë më shumë, një rritje prej 0,82 për qind në raport me muajin shkurt. Në një vit Spanja regjistroi 417 198 punëkërkues të tjerë, një rritje prej 9,63 për qind,

Për të rinjtë aktivë më pak se 25 vjeç, rritja e numrit të të papunëve ishte 1,40 për qind në një muaj, me 7 037 të papunë më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)