Numri i të papunëve në Spanjë arrin në 5,4 milionë
Madrid, 15 janar - Lideri i qeverisë konservatore spanjolle, Mariano Rajoy deklaroi se ''numri i të papunëve në Spanjë arrin në 5,4 milionë persona, thënë ndryshe një shifër astronomike, çka duhet të na vërë në alarm për këtë fenomen që po ndodh në vendin tonë''.
"Viti 2011 u mbyll me 5,4 milionë të papunë", deklaroi Rajoy.
''Kjo do të thotë 400 000 mijë të papunë shtesë që nga shtatori 2011. Kemi të bëjmë me një shifër astronomike'', theksoi ai.
Niveli i papunësisë në Spanjë është 21,5 për qind, më i larti në vendet e industrializuara.