Numri i të papunëve në Bullgari rritet për 6.8 për qind
Sofje, 2 tetor - Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 numri i përgjithshëm i të emëruarve në punë të moshës mbi 15 vjeç në Bullgari është 47.0 për qind prej tërë popullsisë në këtë moshë.
Të papunët gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 janë 12.9 për qind. Numri i të papunëve po rritet me 6.8 për qind, kurse koeficienti i papunësisë po rritet me 0.6 për qind.
Gjatë muajit shtator të vitit 2013 9.2 për qind e ndërmarrjeve industriale shënojnë mungesën e krahut të punës si një faktor, i cili e vështirëson veprimtarinë e tyre.
Gjatë muajit qershor të vitit 2013 paga mesatare është 789 leva, që është me 1.3 për qind më pak në krahasim me muajin e kaluar.
Në krahasim me qershorin e vitit 2012 rritja është 3.3 për qind.