Numri i të papunëve në botë mund të rritet deri në 212 milionë
Gjenevë, 21 janar - Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Punës (ILO) numri i të papunëve në botë deri në vitin 2019 mund të rritet deri në 212 milionë.
Numri i të papunëve në botë deri në vitin 2019 mund të rritet në 212 milion, nxjerr në pah raporti vjetor \"Trendet Globale për Punësim\", i publikuar nga Organizata Botërore e Punës (ILO).
Në raportin e saj për vitin 2015 ILO paralajmëron se papunësia dhe pabarazia e të ardhurave në botë në pesë vitet e ardhshme do të jetë në rritje.
Kur është në pyetje numri i të papunësuarve në vitin e kaluar, ai ka qenë 201 milion. ILO vlerëson se në vitin 2015 rreth tre milionë të tjerë do të \"hipin në anijen e të papunëve\".
Si pasojë e krizës ekonomike që filloi në 2008 deri më sot e kanë humbur vendin e punës 61 milionë njerëz.