Numri i të papunëve në BeH tejkaloi 525.000
Sarajevë, 11 mars - Numri i përgjithshëm i personave të regjistruar të papunë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) në janar është ngjitur në 526.701, publikuan mediat lokale.
Numri i të papunëve në janar është rritur për 4.649 persona, që është për 0,89 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi Enti boshnjak për punësim.
Sipas të dhënave të Agjencisë për statistikë të BeH-së, numri i të punësuarve të regjistruar në subjektet juridike në territorin e shtetit në dhjetor të vitit 2010 arrinte 683.399 persona.