Numri i të papunëve në BeH tejkaloi 520.000
Sarajevë, 2 shkurt - Numri i të papunëve në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) në dhjetor të vitit 2010 arriti 522.022 persona, që është për 0.58 për qind më shumë se në krahasim me muajin e kaluar.
Në Republikën Serbe numri i të papunëve arrinte 145.620, ndërsa në Federatën e BeH-së pa punë janë 364.925.
Sipas evidencës së entit për punësim të BeH-së, numri i të papunëve të rinj deri në dhjetor ka qenë 14.815 persona.