Numri i punë kërkuesve në Spanjë ulët në 4,15 milionë
Madrid, 3 dhjetor - Papunësia është ulur në Spanjë në muajin nëntor, me 27 071 persona më pak të regjistruar në agjencinë e punësimit se në muajin tetor, njoftoi sot Ministria e Punës, të paktën një muaj nga zgjedhjet legjislative.
Numri i punëkërkuesve është ulur gjithashtu në 4,15 milionë pas tre muajve rritje, ndërkohë që punësimi mbetet shqetësimi kryesor i spanjollëve.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) papunësia ka prekur në tremujorin e tretë rreth një spanjoll aktiv për punë në pesë (21,18 për qind), përqindja e dytë më e lartë në Bashkimin Evropian pas Greqisë.
Kryeministri konservator, Mariano Rajoy, e ka përqendruar fushatën e tij për zgjedhjet legjislative të 20 dhjetorit tek papunësia duke premtuar për spanjollët dy milionë vende pune më shumë në 2020.
Në fund të vitit 2016 vendi do të rikuperojë nivelin e të ardhurave para krizës, por për punësimin do të duhet tre vjet më shumë, theksoi sot në një intervistë për të përditshmen El Economista ministri i Ekonomisë, Luis de Guindos.
Në nëntor të vitit 2011, kohë e zgjedhjes së Rajoyt , 4,42 milionë persona ishin të papunë.