Numri i milionerëve në botë është rritur deri në 11 milionë
Paris, 21 qershor - Numri i milionerëve në botë vitin e kaluar arriti deri në 11 milionë, por gjendja e tyre financiare filloi të përkeqësohej për herë të parë që nga koha e krizës së vitit 2008.
Në një konkluzion të tillë arritën firma franceze e konsalltingut Capgemini Group dhe Banka kanadeze Royal Bank of Canada.
Autorët e studimit morën në konsideratë vetëm ata të pasur, të cilët kanë kthyer në letra me vlerë të paktën një milion dollarë. Nuk janë llogaritur gjatë kësaj pasuria e patundshme, makinat, jahtet, sendet e luksit.
Më shumë se gjysma e milionerëve jetojnë në SHBA, Japoni dhe Gjermani. Në vitin 2011 për herë të parë, përkatësisht numrit të të pasurve, Amerikën e Veriut e la pas vetes rajoni i Azi-Paqësorit.
Numri i milionerëve është shtuar më shumë se kudo në Brazil - rritja e tyre rezultoi 6.2 për qind, kurse në Rusi - 2 për qind.