Numri i falimentimit të firmave në Gjermani rritet sërish
Berlin, 10 mars - Për herë të parë qysh prej gjashtë vitesh në vitin 2009 numri i firmave të falimentuara në Gjermani është rritur sërish.
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të paafta për të mbijetuar kanë qenë rreth 32.700 sipërmarrje, të cilat kanë shpallur falimentimin.
Kjo do të thotë 11,6 për qind më shumë se në 2008. Konjuktura e ngadaltë goditi edhe të ashtuquajturën paaftësi pagese tek konsumatorët.
Numri i tyre është rritur në tre për qind në rreth 101.100.