Numri i bizneseve shqiptari në Itali arrin në 33 mijë
Romë, 9 prill - Vazhdojnë të shtohen ndërmarrjet individuale të emigrantëve me banim në Itali, duke arritur kuotën prej 33 mijë.
Nga raporti i Dhomës së Tregtisë rezulton se, në çdo dhjetë ndërmarrje individuale, njëra është me pronar të huaj.
Në radhitjen e shifrave, të parët janë marokenët me 64 mijë biznese, më pas kinezët, e të tretët emigrantët shqiptarë me 30 mijë e 700 biznese individuale.
Ndër to, shumica dërrmuese, 23 mijë janë në sektorin e ndërtimeve, shifër që i radhit shqiptarët të parët në këtë sektor.
Nga analiza e shifrave dhe e ecurisë së tyre, del se sipërmarrjet e të huajve kanë aftësi më të mëdha për të përballuar krizën në krahasim me ato italiane.
Krahasimi i numrit të sipërmarrjet e reja të hapur dhe ato që janë mbyllur gjatë vitit të kaluar konfirmon se edhe sistemi prodhues italian po hapet gjithnjë e më shumë ndaj të huajve dhe se sipërmarrjet i këtij lloji mbeten një prej rrugëve më të mira për integrim dhe kohezion social të të huajve.