12 Janar 2025

Nuk pengohet tendenca e ndërkombëtarizimit të RMB-së

Pekin, 14 nëntor - Në raportet e publikuara kohët e fundit përkatësisht nga Banka e Singaporit OCBC dhe Banka J.P. Morgan vihet në dukje se tendenca e ndërkombëtarizimit të monedhës kineze RMB nuk pengohet.

Por raportet theksojnë se duhet të trajtohen dhe analizohen në mënyrë racionale, rreziqet dhe mundësitë gjatë këtij procesi.

Në raportin e Bankës OCBC vihet në dukje se pas hyrjes së RMB-së në korrik të vitit të kaluar në tregun ndërkombëtar, zhvillimi ishte i shpejtë pa asnjë pengesë.

Por në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit, me ndikim të keqësimit të krizës evropiane të borxheve dhe zhvlerësimin në përmasë të madhe të monedhave aziatike, vlera e RMB-së në tregun ndërkombëtar pati luhatje të ashpër, gjë që shënon se procesi i ndërkombëtarizimit të RMB-së nuk do të jetë gjithmonë i mbarë dhe duhet të merren parasysh rreziqet.

Banka J.P. Morgan në raportin e saj parashikon për vitet e ardhshme rritjen e përdorimit të RMB-së në tregun ndërkombëtar dhe veçanërisht në Hong Kong, ku depozitat e kursimit në RMB do të shtohen ndjeshëm.

Në raport analizohet se shpenzimet e turistëve kinezë jashtë vendit do të shtohen vazhdimisht dhe njëkohësisht do të shtohet përmasa e tregtisë së llogaritur me RMB. Gjithnjë e më shumë kompani kineze të tregtisë së jashtme do të paguajnë me monedhën kineze, thotë raporti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)