05 Nëntor 2024

Nuk ka rrezik për recesion në SHBA

Washington, 10 shtator - Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha se nuk sheh asnjë kërcënim për krizë edhe pse disa tregues duket se sinjalizojnë një ngadalësim të ekonomisë më të madhe në botë.

Në muajin gusht hapja e vendeve të reja të punës ra në 130 mijë, një nivel shumë i ulët krahasuar me mesataren mujore prej 223 mijë në vitin 2018. Në periudhën prill-qershor ekonomia amerikane u rrit me 2 për qind, duke shënuar rënie nga niveli prej 3.1 për qind i tre mujorit të parë të vitit.

Këto të dhëna, së bashku me rënien e investimeve nga biznesi dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare me Kinën dhe Evropën, u kanë dhënë zë shqetësimeve për një recesion ekonomik. Por zoti Mnuchin tha për rrjetin televiziv Fox News se "nuk sheh në asnjë mundësi për recesion".

Ai tha gjithashtu se "nuk ka dyshim se ka pasur një ngadalësim të konsiderueshëm në ekonominë botërore si në Kinë ashtu edhe në Evropë. Por përsa i takon SHBA-së ne vazhduam të jemi “fanari ndriçues”. Ne nuk kemi parë asnjë ndikim në ekonominë amerikane", shtoi ai.

Në një kohë që Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping janë përfshirë në një luftë tarifash në vlerën e qindra miliarda dollarëve ndaj importeve respektive, zoti Mnuchin tha se ai ka shpresë në arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Pekinin gjatë bisedimeve që pritet të nisin javët e ardhshme në Uashington.

"Ata do të vijnë këtu. E shoh këtë si shenjë mirëbesimi dhe tregues që duan të vazhdojnë të negociojnë", tha zoti Mnuchin. "Ne jemi të gatshëm të negociojmë dhe nëse mund të arrijmë një marrëveshje që do të jetë e mirë për ne, do ta nënshkruajmë. Nëse jo, presidenti është plotësisht dakort me vazhdimin e tarifave".

Sekretari i Thesarit shtoi se të dy vendet kanë një "marrëveshje konceptuale" se si të zbatojnë kushtet e çdo marrëveshje, por çështjet që shkaktojnë polemika mbeten.

SHBA-ja kërkon ndryshime në mënyrën sesi Kina garanton mbrojtjen e pronësisë intelektuale, dhënien fund të praktikave të dorëzimit të detyruar të teknologjisë amerikane tek kompanitë kineze si dhe ulje të sufiçitit vjetor tregtar të Kinës, në raport me SHBA-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)