03 Maj 2024

Nuk ka datë Kosovës, për BERZH

Prishtinë, 16 maj - Me gjithë premtimet që ka marrë Kosova për t’u anëtarësuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), gjatë këtij viti, edhe në takimin vjetor që do të mbahet më 18 dhe 19 maj në Londër, nuk ka sinjale se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Zyrtari për medie në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Anthony Uilliams, ka deklaruar për gazetën \"Epoka e RE\", se nuk ka kurrfarë risie sa i përket mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në BERZH në takimin vjetor që do të mbahet më 18 dhe 19 maj në Londër.

Ai ka bërë me dije se shtetet anëtare të BERZH-it nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

“Ende s’ka pasur ndonjë debat për mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e BERZH-it.

Aksionarët e saj nuk kanë sjellë asgjë deri më tani në BERZH”, ka thënë ai.

Po ashtu, Williams ka bërë me dije se autoritetet e Kosovës ende nuk kanë aplikuar në mënyrë formale për të qenë pjesë e BERZH-it.

Ministri Beqaj merr pjesë në takimin vjetor të BERZH-it

Ndërkaq, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në takimin vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të marrë pjesë ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj. Pjesëmarrjen e ministrit Beqaj në takimin vjetor të BERZH-it në Londër e ka konfirmuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)