19 Nëntor 2024

Nuk do të ketë rritje të normave tatimore

Prishtinë, 10 shkurt - Ministria e Financave duke iu përgjigjur shqetësimeve dhe interesimit të disa shoqatave të biznesit dhe bizneseve individuale informon se gjatë vitit 2014 nuk do të ketë rritje të normave tatimore dhe se të gjitha informatat e tilla të botuara kohën e fundit në media nuk përkojnë me të vërtetën.
Përkundër faktit se Kabineti i Ministrit në deklaratat dhënë mediave kanë thënë se nuk do të ketë rritje të tatimeve, disa media duke u thirrur në burime anonime kanë shkruar se një gjë e tillë do të ndodh.

Në këtë mënyrë me tekstet e njëanshme dhe pa kurrfarë baze, duke shkruar në mënyrë arbitrare, disa media kanë shkaktuar shqetësime në mesin e qytetarëve të vendit dhe bizneseve.

Në këto tekste përveç tjerash konstatohet se ekonomia e vendit tonë është e ngulfatur nga obligimet ndaj tatimeve dhe doganës, edhe pse e vërteta është se Kosova aktualisht ka normat më të ulëta të të gjitha tatimeve dhe doganës në rajon.

Pa dashur që të hyjmë se kujt mund t’i shërbejnë shkrimet e tilla dëshirojmë me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe shtetërore të themi se tekstet e tilla më së paku i shërbejnë informimit të drejtë dhe të gjithanshëm të qytetarëve të Kosovës.

Dhe për fund dëshirojmë të theksojmë se Ministria e Financave sikurse edhe deri më tash edhe në të ardhmen do të jetë e hapur për t’ju përgjigjur interesimit të medieve dhe për të siguruar transparencë të plotë për punën dhe realizimin e obligimeve ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)