20 Nëntor 2024

Norvegjia vazhdon ta mbështesë Kosovën

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka  pritur sot në takim zyrtar ambasadorin  e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Ministri Besim Beqaj, falënderoj ambasadorin Braathu për mbështetjen dhe ndihmën e shtetit të Norvegjisë.

Ai gjithashtu shprehu përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve me theks të veçantë në zhvillimin e sektorit ekonomik dhe financiarë të Kosovës.

Njëkohësisht ambasadori, Braathu përgëzoi  ministrin Beqaj për funksionin e ri si Ministër i Ministrisë së Financave dhe përcolli porosinë së Qeveria Norvegjeze do të jetë çdo herë e gatshme që përmes bashkëpunimit të ndërsjellët t’i ndihmojë Kosovës si në zhvillimin ekonomik dhe politik, gjithashtu edhe në inkurajimin e bizneseve norvegjeze për të investuar në Kosovë, duke theksuar se janë në veçanti të përkushtuar  që Kosovës t’i ofrojnë mbështetje në lëmin e drejtësisë.

Me këtë rast Norvegjia shprehu gatishmërinë që të përkrah Sistemin e menaxhimit informativ të lëndëve në gjykata dhe prokurori me donacion prej mbi 6.6 milion euro, ndërsa nga buxheti i vendit për ketë projekt do të investohen afro 1.5 milion euro.

Qëllimi i projekti është që të adresohen në mënyrë të duhur të gjitha nevojat për tu zhvilluar edhe më tutje ky sistem në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit dhe të krijoj bazën për një sistem me efikas, transparent dhe llogaridhënës të gjyqësorit në Kosovë përmes zbatimit të teknologjisë së informimit dhe komunikimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)