Norvegjia e gatshme të vazhdojë bashkëpunimim ekonomik me Kosovën
Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë, Per Strand Sjaastad.
Ministrja Bajrami, fillimisht, i uroi z. Sjaastad detyrën e re si Ambasador në Republikën e Kosovës duke i premtuar bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës me shtetin mik të Norvegjisë.
Më tej, Ministrja Bajrami i shpjegoi ambasadorit Sjaastad punën që po bën Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ajo tha se po punohet intensivisht në ecjen përpara me reformat ekonomike që kanë për qëllim fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve.
Ambasadori Sjaastad u zotua se do të angazhohet në kultivimin dhe forcimin e miqësisë në mes Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës, duke shtuar se Norvegjia është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.