Normalizimi i marrëdhënieve me Rusinë i sjellë Turqisë 10 miliardë dollarë
Ankara, 13 korrik - Sipas një lajmi të gazetës turke Vatan normalizimi i shpejtë i marrëdhënieve me Rusinë llogaritet ti sjellë ekonomisë turke në dy vitet e ardhshme një kontribut total prej 10 miliardë dollarësh.
Fillimi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë ka dhënë sinjalet e para në drejtim të rigjallërimit të kushteve në ekonominë para krizës së avionit.
Po të merren parasysh të ardhurat në rënie nga tregtia, turizmi dhe tregtia me valixhe (shuttle trade) sipas llogaritjeve të bëra rregullimi me shpejtësi i marrëdhënieve turko-ruse në 2 vitet e ardhshme pritet ti japë ekonomisë turke një kontribut me vlerë totale 10 miliardë dollarë, shkruan e përditshmja turke Vatan në numrin e sotëm.