08 Nëntor 2024

Norma e interesit në Eurozonë do të mbetet zero

Frankfurt, 20 janar - Banka Qendrore Europiane shpalli të enjten se, megjithëse niveli i inflacionit është në rritje, norma e interesit në Eurozonë do të mbetet zero.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostati, në dhjetor të vitit 2016, niveli i inflacionit në Eurozonë u rrit në 1.1 %, niveli më i lartë në tre vjetët e fundit.

Ekspertët janë të mendimit se rritja e tanishme e nivelit të inflacionit në Eurozonë ka ardhur nga ngritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Nëse nuk merren parasysh faktorë si çmimi i energjisë dhe ushqimeve, inflacioni në Eurozonë do të jetë në një nivel të ulët.

Analistët kanë vënë në dukje se politika e normës zero të interesit dëmton depozituesit në banka, prandaj BQE-ja duhet të rritë nivelin e interesit në mënyrë graduale.

 Tani inflacioni në Eurozonë është në rritje, gjë që ka krijuar kushtet për ndalimin e politikave ultralehtësuese të BQE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)