Nordikët, liderët më të mirë për sa i përket ekonomisë
Londër, 2 shkurt - Nordikët janë liderët më të mirë për sa i përket ekonomisë dhe menaxhimit të parasë.
Sipas gazetës The Economist, vendet nordike e kanë menaxhuar në mënyrë të zgjuar krizën e tyre të borxhit në fillim të viteve 1990-të.
Aftësia tjetër që kanë nordikët, që duhet marrë si një model edhe për vendet perëndimore, është se politikanët merren, pas studimit, me sektorin publik, duke dhënë modelet e tyre se si mund të reformohet sektori publik. Kështu shteti bëhet më i përgjegjshëm dhe më efikas.
Sipas The Economist, vendet nordike janë super modeli i radhës