Nokia do të largojë 4.000 punëtorë
Helsinki, 28 prill -Prodhuesi finlandez i telefonave celularë Nokia kumtoi sot se do të largojë 4.000 të punësuar në mbarë botën deri në vitin 2012.
Siç transmetoi Asociated pres, shkurtimi i vendeve të punës është në kuadër të përpjekjeve të cilat kompania i bën për t'i ulur shpenzimet.
Gjiganti Nokia theksoi se më së shumti përjashtime do të ketë në Danimarkë, Finlandë dhe Britani të Madhe.