Njohja e fuqisë së medias mundëson mbrojtjen e konsumatorit
Prishtinë, 27 shkurt - Instituti INDEP organizon sot tryezën 'Media dhe mbrojtja e konsumatorit' në të cilën do te diskutojë forma se si media mund te mbuloje me shume çështjet qe lidhen me mbrojtjen e konsumatorit.
Ndikimi i medias në botën e sotme është vendimtar, pasi media është burimi kryesor i informacionit dhe kontribuon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve. Kështu, media lëviz masat dhe krijon lëvizje shoqërore.
Ndërkohë, avancimi i bërë me mbrojtjen e konsumatorit është për tu befasuar nga lëvizjet e fundit në treg.
Të prekur nga kriza ekonomike, pandemia COVID-19 dhe lufta e fundit në Ukrainë, mbrojtja e klientit nuk është më shqetësimi - kryesor në treg.
Inflacioni, rritja e çmimeve, mungesa e ofertës dhe humbja e vendeve të punës kanë kontribuar në një trajtim më pak serioz të ankesave të klientëve.
Në Kosovë, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ligjet përkatëse që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve ndjekin acquis të BE-së, por që nuk zbatohenInstitucioneve u mungojnë rregulloret shoqëruese dhe kapacitetet njerëzore.
Puna e institucioneve është e lidhur me idenë e të drejtave të konsumatorëve dhe me formimin e organizatave të konsumatorëve, të cilat i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë zgjedhje më të mira në treg dhe të ndjekin ankesat ndaj bizneseve.
Në të kaluarën, pasqyrimi mediatik i temave të caktuara ka kontribuar në një interes shumë më të lartë të publikut dhe duke vënë në qendër të vëmendjes shumë çështje. Aktualisht, fokusi i mediave është kryesisht i lidhur me politikën, ndërsa çështjet sociale trajtohen shume pak.
Sigurimi që mbrojtja e konsumatorëve të shndërrohet në një nga top storjet mediatike sipas INDEP garanton zbatimin më të mirë të ligjeve që mbrojnë konsumatorët në Kosovë.
Në këtë kuptim INDEP vlerëson se mediat përmbushin rolin e tyre si vëzhgues, ndërsa qytetarët rrisin nivelin e besimit në media.
Njohja e fuqisë së medias mundëson shtyrjen përpara të agjendave që përfitojnë të gjithë, me një theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit.
Një fokus nga media në mbrojtjen e konsumatorit mund të përmirësojë me shpejtësi reagimin institucional dhe të përmirësojë përvojën e klientit.
"Media dhe mbrojtja e konsumatorit" do të diskutojë mënyrat se si media mund të zgjerojë mbulimin e tyre për mbrojtjen e konsumatorit dhe ndikimin që media ka në sjelljen e konsumatorëve dhe strategjinë biznesit për qasjen ndaj tyre.