19 Nëntor 2024

Njerëzit e varfër mund të mbeten në mëshirën e katastrofave natyrore

Londër, 22 tetor - Një raport i ri vë në dukje se qindra miliona njerëz tepër të varfër mund të mbeten në mëshirën e katastrofave natyrore gjatë viteve të ardhshme.

Në të thuhet se nëse këta njerëz nuk përgatiten më mirë për thatësirat dhe mungesat ushqimore, varfëria ekstreme nuk mund të eliminohet.

Varfëri ekstreme do të thotë të jetosh me më pak se 1 dollarë e 25 cent në ditë, ndërkohë që po shtohen thirrjet për eliminimin  e saj deri në vitin 2030.

Ajo mund të bëhet një prej objektivave të reja për të zëvëndësuar Objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që skadojnë në vitin 2015.

Por Instituti britanik për Zhvillimin nëpër Botë vë në dukje se përfundimi i varfërisë ekstreme nuk ka të ngjarë të bëhet realitet deri sa qeveritë “të pranojnë rreziqet në rritje të katastrofave natyrore në disa prej zonave më të varfëra të botës”.

Ky institut publikoi një raport me titull: Gjeografia e varfërisë, katastrovave dhe klimës ekstreme në vitin 2030.

Dr. Tom Mitchell, drejtor i Ndryshimeve Klimatike në këtë institut, është njëri prej autorëve.

“Ne arritëm në përfundimin se ekziston një lidhje e ngushtë mes vendeve që ne parashikojmë të kenë varfëri të skajshme në vitin 2030 dhe vendeve më të ekspozuara ndaj rreziqeve natyrore. Kjo nuk duhet të jetë diçka e papritur sepse ne e dimë se të varfërit dhe më të pambrojturit goditen më rëndë nga ngjarje ekstreme, pra mund të themi se ekziston një lidhje mes varfërisë dhe katastrofave”.

Në raport thuhet se 11 vende të botës janë më në rrezik të varfërisë së shkaktuar nga katastrofat natyrore: Bangladeshi, Depublika Demokratike e Kongos, Etiopia, Kenia, Madagaskari, Nepali, Nigeria, Pakistani, Sudani, Sudani i Jugut dhe Uganda. 10 vende të tjera kanë proporcione të mëdha të popullsisë në varfëri, plus ekspozim të madh ndaj zhvillimeve të rrezikshme dhe menaxhim të pamjaftueshëm të tyre. Raporti veçon Indisë për rrethana unike.

“Në vitin 2030, ne parashikojmë se në Indi do të ketë një numër të madh njerëzish që jetojnë në varfëri, ndoshta mbi 100 milion njerëz. Gjithashtu, India do të përballet me katastrofa të mëdha natyrore. Ky vend ka një kapacitet shumë të mirë qendror për menaxhimin e problemit, por në nivele shtetesh, gjërat ndryshojnë shumë. Për shembull, përmbytjet e këtij viti në Uttarakhand shkaktuan vdekjen e mbi 5,000 njerzve, gjë që tregon se gjërat mund të funksionojnë fare mirë në një shtet, por jo në një shtet tjetër”.

Zoti Mitchell thotë se është nuk është fjala thjesht se më të varfrit janë të pafat sepse banojnë në një zonë të rrezikuar.

“Katastrofat natyrore nuk diskriminojnë. Në fakt janë njerëzit dhe qeveritë që diskriminojnë. Ne arritëm në përfundimin se më të varfërit dhe më të pambrojturit banojnë në zona më të rrezikuara, qoftë në periferi të qyteteve apo në zona rurale, pa sistemet e duhura paralajmëruese apo infrastrukturën e duhur”.

Këta njerëz nuk kanë as sigurime për të mbuluar humbjen e pasurisë personale pasi vemendja përqëndrohet krysisht tek qytetet e mëdha dhe infrastrukturat me vlerë të madhe, që mund të jenë të rëndësishme për intereset e biznesit të huaj, thotë zoti Mitchell, dhe shumë pak dhe shumë rallë tek më të varfërit dhe më të pambrojturit, megjithëse ata janë më të ekspozuar ndaj katastrofave natyrore.

Autori i raportit thotë se vendet më në nevojë marrin shumë pak ndihma ndërkombëtare, më pak se 2 milion dollarë në vit për çdo vend. Ai ka një mesazh për ato qeveri që nuk i shikojnë me seriozitet përfundimet e raportit.

“Nëse ju jeni seriozë për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të mbrojtur zhvillimin tuaj ekonomik, atëhere menaxhimi i rreziqeve nga katastrofat duhet të jetë në qndër të politikave tuaja, duhet të jetë pjesë e politikave për zhvillimin shoqëror dhe reduktimin e varfërisë. Në të kundërtën, ju do të humbisni edhe më shumë, më shumë njerëz do të preken dhe në fakt mungesa e seriozitetit do të jetë negative për biznesin”.

Instituti britanik për Zhvillimin nëpër Botë rekomandon në raport që menaxhimi i rreziqeve nga katastrofat natyrore të jetë në qender të përpjekjeve për uljen e varfërisë. Në raport thuhet se këto përpjekje duhet të përqëndrohen në shpëtimin e jetës së njerzve dhe ekzistencës së tyre dhe për këtë do të duhen shumë më tepër fonde. Raporti përllogarit se për çdo 100 dollarë ndihma zyrtare për zhvillim, vetëm 40 cent shpenzohen për uljen e rreziqeve nga katastrofat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)