Një model turk në garë për konkursin e taksive të Londrës
Londër, 18 janar - Modeli Concept V1 me energji elektrike, i projektuar nga një kompani turke me timon në krahun e djathtë dhe me qëllim për tu përdorur si taksi, u prezantua në një aktivitet organizuar në Londër.
Taksive të famshme të Londrës tani kanë rivale edhe një markë turke.
Automjeti që punon me energji elektrike, i projektuar nga një kompani turke me timon në krahun e djathtë me qëllim për tu përdorur si taksi, u prezantua në një aktivitet.
Në këtë organizim përveç modelit turk u ekspozuan edhe konceptet e dy firmave të tjera për taksi. Prototipi i taksisë Concept V1 u pëlqye shumë nga Kryebashiaku i Londrës Boris Xhansën (Boris Johnson) si dhe nga shoferët e taksive që morën pjesë në aktivitet.
Njoftohet se modeli Concept V1 është zhvilluar në bashkëpunim me Kolegjin Mbretëror të Arteve duke i qëndruar besnik trashëgimisë historike të Londrës.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Xhansën, synon që taksinë e famshme me ngjyrë të zezë të qytetit ta shndërrojë në një automjet që punon me energji elektrike, ambientalist dhe me zero gazra të dëmshme dhe këtë mendon ta realizojë duke filluar nga viti 2018.