19 Nëntor 2024

Një milionë kilogram plehë artificial eksportohen për herë të parë në tregun e Malit të Zi

Vushtrri, 14 janar - Është nisur kontigjenti i parë i plehrave artificale  për eksport në Mal të Zi mbi 100 tonë nga fabrika e plehrave artificiale Hemoagrokos nga Vushtria. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zyrtar nga Ministria eTregtisë dhe Industrisë, ajo e Zhvillimit Ekonomik, Agjencioni për Promovimin e Investimeve, Aleanca Kosovare e Bizneseve. Komuna e Vushtrrisë, ajo e Mitrovicës etjerë.
 
Bernard Nikaj, zëvendës ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tha se pos që Kosova po eksporton, prodhimtaria jonë ka potenciale për të zëvendësuar edhe importin. Kjo është fabrika e parë e këtij lloji në vend dhe dihet që deri tash kemi pasur importe të plehrave nga vendet fqinje dhe tash prodhimi bëhet në vend.

\"Me iniciativa të tilla që zëvendësojnë importin  dhe stimulojnë eksportin ne pretendojmë që në vitet në vijim të rrisim e krijojmë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik\", tha zv.ministri i MTI-së. Bernard Nikaj, premtoi se MTI-ja komunat dhe OJQ-të do të japin grante me qëllim që të promovojnë eksportin, por edhe të zëvendësojnë importin.          
        
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se tashmë kjo fabrik ka nisur të marr edhe tregjet e huaja dhe e cila do të ndikoi që të përjashtoi prodhimet e huaja nga tregu vendës.  Këto prodhime janë të cilësisë së lartë. 

Sipas tij eksporti drejt Malit të Zi është rezultat i AKB-së, MTI-së, APIK-ut e të tjerëve dhe në të ardhmen do të mbështesim bizneset pavarësisht të cilit sektor dhe sidomos ato prodhimtari që dëshirojnë të marrin tregjet e huaja. Kryetari i AKB-së premtroi mbështetej edhe nga shteti për prodhuesit vendës.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve Kosovare, kërkon nga institucionet lokale dhe ato qendrore që prodhuesit e Kosovës ti kenë prioritet dhe të bëjnë politika më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe rritjen ekonomike.

“Tashmë prodhimet kosovare janë të pranishme në shumë vende të ndryshme dhe eksporti duhet të rritet edhe më shumë, sepse prodhimet e Kosovës janë të cilësisë së lartë dhe qytetarët duhet ti konsumojnë”, tha Shahini

Agim Bahtiri, kryetar i Komunë së Mitrovicës, tha se gjithnjë ka pasur për qëllim që ti mbështes prodhusit vendës dhe se ndihmesa ndaj tyre do të rritet edhe më shumë.

Skender Kaleziqi pronar i kompanisë Eni kom nga Mali i Zi, tha se ky është importi i parë që po bëhet ndërmjet kompanisë Eni Kom e cila ka eskulzivitetin për Malin e Zi dhe fabrikës së plehrave Hemo Agro Kos nga Kosova.

\"Sigurisht që për Malin e ZI, ky është import, por për mua jo, sepse ne i kemi shumë borxh Kosovës. Ne nuk i dimë vetëm mysafirët nga Kosova, por edhe prodhimet e saja\", tha Kaleziqi. Ai kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të forcohet edhe në fusha tjera dhe të rritet ekonomia e Kosovës.

Visar Shahini, drejtor i fabrikës, tha se kanë nisur për në tregun e Malit të Zi 100 tonë plehra artificiale, pasi kanë gjetur kompanin strategjike për furnizim. Ai trgeoi se prodhojnë dhe paketojnë më shumë se 9 lloje të plehrave artificiale të ndryshme. Kapaciteti instalues është 8 tona në orë ose rreth 50.000 MT në vit, që punëson 35 veta në faza të ndryshme.

Paketimi i plehut do të jetë 25/1kg sipas standardeve më të reja evropiane por edhe me kërkesa të posaçme për paketime të tjera. Sipas Shahinit Hemo AgroKos, do ti ofroj tregut të Kosovës dhe më gjer cilësi dhe kualitet të garantuar së pari për bujqit dhe tokën e Kosovës. Së dyti për eksport sidomos në tregun e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit te Zi.

Ai synon që , në vitin e ardhshëm të marr një pjesë të tregut të Serbisë he Bosnjës. Fabrika Hemo Agrokos, ka teknologji dhe ambient të përshtatshëm për këtë prodhim vendor, por një kohësisht edhe teknolog dhe agronom me traditë shumë vjeçare. “Ne si fabrikë kemi identifikuar disa persona strategjik për furnizim me lëndë të parë siç janë:Agro Linc Austri,Agroprema,Tan trend etj”, tha pronari. Ai shtoi se fabrika do të ballafaqohet me konkurrencë të pa drejtë nga importet e vendeve dhe kompanive të ndryshme e që e kanë tregun e Kosovës. Shahini kërkoi nga institucionet që ti mbështesin më shumë, por edhe nga qytetarët që të marrin prodhimet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)