Një milion kosnumatorë të Malit të Zi i presin prodhimet e Kosovës
Ulqin, 25 janar - Në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar , Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka vazhduar me aktivitetet e saja për promovimin dhe konsumimin e prodhimeve kombëtare në Ulqin të Malit të Zi.
Delegacioni i AKB-së e bizneseve, janë takuar me kryetarin e Komunës së Ulqinit, kryetarin e Biznes Klub Anamalit dhe Asociacionin e Bizneseve të Ulqinit.
Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se kanë potenciale të mëdha për investime të huaja dhe ato nga Kosova.
Sipas tij ka biznese të vogëla në Ulqin, por ka nevojë për investime të mëdha të cilat mungojnë që do të thotë se një biznes i fortë këtu, krijon edhe bazë të mirë edhe në fushat tjera që do të zhvillohen.
Ftojmë bizneset nga Kosova edhe ato nga diaspora që të vijnë e investojnë në Ulqin, tashmë ka potenciale dhe lehtësira për invetsime sidomos në hotelieri, tha Gjeka.
I pari i Ulqinit, tregoi se janë rreth 500 familje, biznese e shtëpi nga Kosova që jetojnë veprojnë e punojnë këtu.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Ulqini vazhdon të mbetet një pikë joshëse jo vetëm për turistët, por edhe për bizneset nga Kosova e diaspora, e ku janë disa kompani serioze që duan të investojnë në Ulqin.
Ai ftoi edhe bizneset nga Ulqini që me prodhimet e tyre që nuk prodhohen në Kosovë, të zëvendësojnë ato të huajat dhe që kjo do të ishte një mundësi e mirë.
Me konsumimin e prodhimeve kombëtare shqiptare do të ketë edhe zhvillime të këtyre trevave dhe ngritje të mirëqenies qytetare, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, shpalosi potencialet ekonomike që Kosova dhe Shqipëria i kanë në aspektin e prodhimit vendor dhe këkron që nga sot ulqinakët të konsumojnë më shumë këto produkte që ne të kemi më shumë hapësisë për të promovuar Ulqinin si një destinacion atraktiv edhe për turistët e huaj.
Kabil Kurti, kryetar i Biznes Klub Anamalit, tha se situata ekonomike në Ulqin nuk është e kënaqshme, kjo po ndodh edhe për shkak të situatës jot ë mirë politike që po mbretëron në Malin e Zi e në Ulqin.
Ka interesime për investime të huaja sidomos ato të diasporës, por që kanë frikë nga situata politike e cila duhet të stabilizohet, tha Kurti.
Ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë prodhimet kombëtare sepse janë më cilësore sesa të tjerat. Nga institucionet kërkon lehtësira më të mëdha për bërie të biznesit me qëllim të thithjes ai së investimeve të huaja.
Ai tha se sezona verore ka më shumë se një milionë konsumatorë dhe ata i presin prodhimet e Kosovës, por të cilat duhet të ofrojnë kualitet dhe dizajnë dhe të shoqëruar edhe më çmime konkuruese për pushuesit në Malin e Zi.
Zana Hollaj Sarvan, drejtoresh e Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se në Ulqin janë një numër jo i vogël i bizneseve nga Kosova, posaqërisht në fushën e turizmit, ku kjo komunë ofron në këtë fushë mundësi të shumta.
Ajo kërkoi nga bizneset e Kosovës që të vijnë e investojnë në këtë anë, sidomos në fushën e turizmit.