Një fshat rumun u bë objekt historik, që të mos nxirret flori
Bukuresht, 16 janar - Fshati rumun Roshija Montana, në të cilën një firmë kanadeze dëshiron të nxjerrë flori, u shpall objekt historik me interes kombëtar në rrezen deri në dy kilometra.
Kështu në të ndalohet çdo veprimtari të minierave, njoftuan nga Ministria e Kulturës së Rumanisë. Ky vendim është një goditje e re mbi ambiciet e kompanisë kanadeze Gabriel Resources, e cila që prej 15 vitesh bënë prova të marrë leje nga Ministria e Ambientit Rrethues për nxjerrjen e 300 tonave floriri nga territoret përreth fshatit në kuadrin e një projekti.
Sipas kompanisë realizimi i tij do të sigurojë qindra vende të punës dhe do të nxisë ekonominë rumune. Mirëpo, sipas ekspertëve për realizimin e projektit në fjalë do të shfrytëzohen mijëra tonë cianide. Prandaj planet e kompanisë kanadeze provokuan protesta të mëdha, në të cilat morën pjesë dhjetëra mijë veta.